Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mbrëmjen e sotme një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi pjesëmarrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë pjesëmarrje të “kuptimplotë”.
“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës,” shkroi Rama. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.