Burri zyrtarisht më i vjetër më në fund do mbajë ceremoninë fetare çifute që njihet si “bar mitzvah”, në moshën 113 vjeçare.
Arsyeja pse ai ka mbajtur tani këtë ceremoni është se një shekull më parë iu pamundësua bar mitzvah i tij, për shkak të Luftës së Parë Botërore, transmeton Klan Kosova.
Yisrael Kristal, që jeton në Izrael do e festoj ceremoninë fetare çifute që zakonisht bëhet në moshën 13 vjeçare ku djalo konsiderohet i gatshëm që të respektoj urdhrat fetar.
Kristal do e kryejë këtë ceremoni në sinagogën e Haifa.
Ai ka lindur në Poloni në vitin 1903 dhe ka përjetuar dy luftërat botërore. Ai ka qenë i internuar në kampin famëkeq të Auschwitz gjatë Luftës së Dytë.
Kristal në mars të këtij viti nga Libri i Rekordeve Guinness është njohur si burri më i vjetër në botë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.