Punonjësi i Policisë në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Një ditë më parë autoritetet e pikës kufitare të Merdarës zbuluan se në automjetin më të cilin udhëtonte i riu ishin fshehur 1 milion euro, transmeton Klankosova.tv.
A2 CNN raporton se Kaziu ishte larguar një ditë më parë në drejtim të Kosovës, pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte 2 ditë pushimi.
Ai nuk ka njoftuar drejtuesit e tij se do dilte jashtë kufirit.
https://klankosova.tv/1-milion-euro-te-kapura-ne-merdare-i-perfshire-polici-i-tiranes-del-emri/
https://klankosova.tv/zbulohen-rreth-1-milion-euro-brenda-nje-automjeti-ne-merdare-111/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.