Lajmet e fundit

Katalunasit në fillim të verës kishte finalizuar një marrëveshje për të nënshkruar me Vitor Roque nga Athletico Paranaense.
Por si pjesë e ujdisë, 18 vjeçari do të qëndrojë në klubin brazilian deri në pjesën e mbetur të sezonit e cila përfundon në dhjetor.
Klubi i Barcelonës kishin planifikuar një takim me drejtorin e klubit të Athletico Paranaense, Alexandre Mattos i cili që tani zbehi shanset për ta liruar menjëherë Roque, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka asnjë shans që Vitor Roque të largohet e t'i bashkohet Barçës në gusht. Ai do të largohet në janar, ky ishte pakti me Barçën dhe do të respektohet. Ne kemi nevojë për të për 20 ndeshjet e fundit si dhe për t’u kualifikuar në Copa Libertadores 2024”, ka thënë Mattos.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transfereve gazetari sportiv Fabrizio Romano.