Bimët dhe erëzat i shtojnë ushqimit jo vetëm aromë. Ato gjithashtu ofrojnë përfitime tw mwdha për shëndetin.
"Studimet kanë treguar përfitime pozitive shëndetësore kur përfshijnë barëra dhe erëza në dietë, duke përfshirë veti anti-inflamatore," tha për Healthline Kayla Kirschner, RDN, një nutricioniste në Spitalin Lenox Hill në New York City.
Në takimin online të kësaj jave të NUTRITION 2021 të Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit (ASN), shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Penn dhe Universiteti Clemson kanë planifikuar të paraqesin gjetjet nga dy studime që gjetën përfitime të konsumit të barishte dhe erëzave për shëndetin kardiovaskular, transmeton Klankosova.tv.
Një studim zbuloi se shtimi i bimëve dhe erëzave në vakte mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit në rrezik nga sëmundjet e zemrës. Ai përfshiu 71 të rritur amerikanë me mbipeshë dhe faktorë të tjerë që i rrezikonin nga sëmundjet e zemrës. Gjatë studimit, pjesëmarrësit hëngrën një dietë tipike amerikane, me 50 përqind të kalorive që vijnë nga karbohidratet, 17 për qind nga proteina dhe 33 për qind nga yndyra, përfshirë 11 përqind nga yndyra e ngopur.
Më pas çdo 4 javë, pjesëmarrësit provuan një version tjetër të dietës:
1; Një version i erëzave i ulët, me 0,5 gramë në ditë barishte dhe erëza të përziera
2: Një version erëzash mesatar, me 3.3 gramë në ditë barishte dhe erëza të përziera
3: Një version i erëzave i lartë, me 6.6 gram në ditë bimë dhe erëza të përziera
Kështu studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit kishin nivele më të ulëta të presionit të gjakut kur ata hanin një dietë me erëza të larta. Shumë barëra dhe erëza janë gjithashtu në dispozicion si kapsula, ekstrakte, tinktura ose çajra. Ato ju mundësojnë të merrni një dozë të përcaktuar të një bari ose erëzash në sasi më të mëdha sesa ato që u shtohen ushqimeve, raporton Healthline.com.
Megjithëse disa shtesa të barishteve dhe erëzave mund të kenë përfitime shëndetësore, disa mund të ndërveprojnë me ilaçe të caktuara ose të shkaktojnë efekte të tjera anësore. Shtesa të caktuara mund të mos jenë të sigurta për të gjithë, kështu sygjerohet të konsultoheni fillimisht me mjekun ose profesionistin shëndetësore, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.