Qeveria e Zelandës së Re vendosi të premten një objektiv ambicioz për të vaksinuar plotësisht 90 përqind të të gjithë njerëzve të kualifikuar për t'i dhënë fund bllokimeve të koronavirusit.
Kryeministrja Jacinda Ardern kishte qenë nën presion për të ofruar një rrugë drejt lirisë për njerëzit që jetonin në Auckland, të cilët kanë qenë në izolim për më shumë se dy muaj.
Sipas kornizës së re, njerëzit që jetojnë në qytetin më të madh të Zelandës së Re do të rifitojnë shumë nga liritë e tyre sapo 90% e njerëzve 12 vjeç e lart në secilin prej tre distrikteve të vaksinohen plotësisht.
Pjesë të tjera të vendit pa përhapjen e virusit në komunitet do të fitojnë liri edhe më të gjera pasi të arrijnë objektivin e vaksinimi, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, njerëzve do t'u kërkohet të përdorin certifikata të reja vaksinash për të vizituar vende si bare, restorante dhe palestra.
https://www.youtube.com/watch?v=EBk33a84zwQ
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.