Lajmet e fundit

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.
Maqedonia e Veriut planifikon që deri në fund të vitit 2021 të ketë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë, transmeton Klan Kosova. Përveç blerjes së 800 mijë dozave tek Pfizer, Maqedonia e Veriut pret 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX. Marrëveshja e arritur me Pfizer nuk është bërë publike për shkak se kompania ka kërkuar nga qeveria e RMV të mbetet sekret.