Sot Ora e Pasdites i dedikohet dy fytyrave që janë bërë hit në rrjete sociale, është fjala për regjisorin Agon Myftari dhe karakteret e tij dhe Miran Ramadanin, i njohur për super videot e tij.
Se ku po e gjejnë gjithë inspirim po këta dy persona do të kuptojmë vetëm sot.
Gazetarja Gentiana Qerimi e sjellë storien rreth komedianit të njohur Gabriel Iglesias, i njohur edhe Fluffy. Se kush është ai e kuptojmë sot.
Për njerëzit që shkruajnë, ditët e izolimit janë kthyer në një inspirim duke nxjerrë kështu vargje motivuese për të gjithë lexuesit. Të tillë ka shumë nëpër botë, por edhe në vendin tonë. Çka po shkruajnë poetët e vendit tonë në ditët e izolimit e shohim përmes stories së përgatitur nga Adea Grezda. Mos i harroni rubrikat me Lumin dhe Delinën.
Në kuzhinë sonte gatuajmë së bashku me Jusuf Islamin ku secili ushqim shkon tek familjet në nevojë!
Të gjitha këto ndiqni në orën 16:35 vetëm në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.