Lajmet e fundit

Flossie Dickey mund të jetë gruaja më (cool) që keni parë ndonjëherë në planet apo të paktën si e tillë nga moshataret e saj.
‘’Good Day Spokane’’ vizituan Qendrën Cheney të kujdesit të të moshuarve, pikërisht këtë javë ku edhe intervistuan zonjën Dickey në ditëlindjen e saj të 110, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq i gjithë kolektivi i kësaj qendre ishin shumë të impresionuar me festimet e ditës për ditëlindjen e Flossies.
Ndërkaq kur kjo e fundit u pyet se cili është sekreti për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndoshë ajo kohë pas kohë pinte një kafe në një filxhan me përshkrim të emisionit ''Good Day Spokane'' dhe tha:
‘’Unë nuk e di cfarë të them, unë nuk luftojë me jetën, unë e jetojë atë’’.
E moshuara Dickey gjatë jetës së saj gëzon tre fëmijë, 13 nipër e mbesa dhe 20 stërnipër dhe 15 stër-stërnipër, përcjellë Klan Kosova.
Megjithatë përderisa ajo intervistohej gjatë atyre momenteve u bashkua edhe kujdestarja Kris Bahr, e cila si një dëshmitare e jetës së Flossies, bëri të ditur që ajo ishte konsumuese e pijes uiski sa herë që vizitohej nga familja e poashtu edhe e adhuron një pije të tillë.