Lajmet e fundit

Një grua nga Florida ka pohuar se ajo ishte detyruar të martohej me përdhunuesin e saj në moshën 11 vjeçare, shkruan Independent.com, përcjell Klan Kosova.
Sherry Johnson nga Florida tha se ajo është përdhunuar katër herë nga anëtarët e kongregacionit të kishës së familjes së saj kur ishte fëmijë. Si rezultat ajo mbeti shtatzënë në moshën 10 vjeçare.
Dhe kur hetuesit filluan të bëjnë kërkime në lidhje me çështjen, ajo pretendon se familja e saj u përpoq që të mbrojë përdhunuesin duke e detyruar të martohej me të.
“Nëna ime më pyeti nëse dëshiroja të martohesha, dhe unë i thashë:” Nuk e di si është martesa, si duhet të sillem?” , u shpreh Znj. Johnson për The New York Times, ajo ma ktheu: “Epo, si duket do të duhet të martohesh”.
Ajo është ndarë tashmë nga burri i saj me të cilin ka lindur 9 fëmijë dhe është shprehur se ka kaluar një jetë të tmerrshme.
Florida është një nga 27 shtetet amerikane që lejon fëmijët e çdo moshe që të martohen me lejen e prindërve.