Lajmet e fundit
Robby Novak nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët. Ai ka tash e disa kohë që i këshillon të tjerët me videot e tij inspiruese. Video që tregojnë mënyrën e tij se si do të donte që ta ndryshonte botën, si të jesh një njeri më i mirë e madje nuk ka hezituar që të tregojë ambicien e tij për President.

11 vjeçari Robby Novak i njohur ndryshe me emrin artistik Kid President, tash e një kohë është bërë senzacion në youtube.
Kid President në videot e tij poston fjalime inspiruese jo vetëm për moshatarët e tij.
Këtë herë ai ka dhënë këshilla për të sapo diplomuarit dhe i këshillon që të ëndërrojnë për jetën e për atë se çfarë i pret në të ardhmen.
“Nëse për herë të parë nuk keni sukses, atëhërë ti je një njeri normal”.
“Është koha që të bësh që gjërat e lumtura të ndodhin. Mjaft më me butonin e pauzës. Është koha që ta prekësh butonin play”, thuhet mes të tjerash në fjalimin e tij.
Koncepti i Kid President është i disajnuar nga Freed-Hardam University, e është një “serial” që transmetohet në youtube dhe në televizon.