Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste pozitive me COVID-19 në vend.
Tutje, sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes, kurse janë vaksinuar 1 mijë e 760 njerëz me vaksinën kundër COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, në vend janë administruar 1 milionë e 601 mijë e 129 vaksina, ku me dozën e parë janë vaksinuar 847 mijë e 689 njerëz ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar 753 mijë e 440.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.