Lajmet e fundit

Përderisa ajo mblidhte pambuk në fushat e Karolinës Jugore bashkë me prindërit e aj, Virgina McLaurin as që e kishte menduar se një ditë mund të ulej në të njëjtin restorant sikurse njerëzit e bardhë. Aq më pak i kishte shkuar në mend se një ditë mund të jetonte në një vend ku presidenti zgjidhet i zi, dhe do të ishte e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, do të vallëzonte me presidentin e do ta shihte bota.
McLaurin, s’e kishte menduar një gjë të tillë asnjëherë në jetën e saj.
Mirëpo diçka e tillë ndodhi, dhe e tërë vizita e saj është filmuar nga Shtëpia e Bardhë e videoja e përçoi botën.
Për një natë të vetme, 106 vjeçarja amerikane, me vizitën e saj në Uashington u bë sensacion në internet. Mirëpo deri të hënën, McLaurin nuk e kishte parë videon që e bëri të famshme.
“Isha shumë e lumtur që e takova presidentin tim”, ka thënë ajo. “Isha shumë e lumtur që ia shtrëngova dorën, dhe gruaja e tij ishte shumë e mirë. Ishte gëzimi më i madh i jetës time. Tani mund të vdes e buzëqeshur”.
McLaurin ka lindur në Karolinën Jugore në vitin 1909 në një kohë kur skllavëria ishte ende e freskët në memorien e fëmijëve afrikano-amerikanë, dhe atyre nuk iu lejohej të shkonin në shkollë. Ajo është martuar shumë e re, kur ishte vetëm 13 vjeçare dhe ka jetuar me bashkëshortin e saj në Neë Jersey derisa ai u vra në një përleshje. Më pas , në vitin 1939, ajo kishte shkuar në Uashington për të jetuar me motrën e saj.
https://www.youtube.com/results?search_query=106-year-old+dancing+with++Obamas