Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në lidhje me 100-vjetorin e vendosjeve diplomatike me ShBA.
Kreu i qeverisë shqiptare i ka ftuar të gjithë qytetarët në mbrëmje në sheshin Skenderbej në aktivitetin që do të zhvillohet me rastin e kësaj dite.
“Dhe sot, në ditën e fiks 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në Facebook.