Suksesi i skuadrës angleze, Manchester City përveç aspektit ekipor ka shumë rëndësi edhe për trajnerin.
Kjo pasi me fitoren ndaj Real Madrid-it, trajneri spanjoll Pep Guardiola arriti edhe një shifër magjike, përcjell klankosova.tv.
Ai arriti mbrëmë te fitorja e 100 si trajner në Ligën e Kampionëve.
Kjo e vendos atë në pozitën e tretë në mesin e më të suksesshmëve.
Guardiola e mposhti pikërisht trajnerin me më së shumti fitore në këtë garë Carlo Ancelottin që ka 107.
Kurse trajneri i dytë me më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve është Sir Alex Ferguson me 102 sosh.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.