Lajmet e fundit

Më shumë se 100 mijë burra në Mozambik do të bëhen synet për të ndaluar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (STI) duke përfshirë HIV-in dhe AIDS-in.
Sipas autoriteteve shëndetësore nga provinca qendrore e Zambezisë, përpjekjet për këtë veprim do të fokusohen në Alto – Molocue, Ile dhe Gurue, lokacione ku synetia është e pazakontë, njofton Klan Kosova.
Kjo është faza e dytë e një fushate që përfshinte bërjen synet të 84,000 burrave në Zambezia, një nga rajonet më të populluara të Mozambikut, vitin e kaluar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), synetia e meshkujve zvogëlon rrezikun që burrat të marrin HIV deri në 60 për qind.
Mozambiku është një vend afrikan i jugut, bregdeti i gjatë i Oqeanit Indian i cili është i mbushur me plazhe të njohura si Tofo, si dhe parqe detare në det