21.05.2015 · përditësuar para 4087 dite1 min lexim
A mund ti përballoni të gjitha frikërat e tua ?
Dikush vendosi ta sfidojë këtë pyetje.
Michelle Poler e inicioi një projekt personal të sajin duke e quajtur "100 ditë pa frikë".
Poler, e cila është drejtoreshë e një studio të artit nga Venezuela vendosi që për 100 ditë ti sfidojë të gjitha frikërat e saj, dhe këtë edhe ta dokumentoj me video.
"Ajo çka më shtyu të nis këtë projekt janë frikërat e mia që nuk më lejonin të jetoj jetën deri në maksimum." u shpreh Poller në bllogun e saj, transmeton Klan Kosova.
"Meqë e panjohura është gjithmonë më atraktive, tash jam gati të përballem me gjithçka që më ka penguar të jetoj deri në maksimum çdo moment. Tash do ta shijoj jetën" vazhdoi ajo.
"Shpresoj se videot e mia do të inspirojnë të tjerët që të përballen me gjithçka, bari mund të jetë më i gjelbër në anën tjetër." është mbishkrimi mbi videot e saj që publikohen në bllogun e saj.
klankosova.tv
Dita 4- Shpimi i veshëveDita 39- Dhurimi i gjakutDita 35- Prezantimi para publikutDita 10- Një ditë pa telefonDita 21- Ngjyrosja e flokëveNjë përmbledhje e "100 ditë pa frikë"
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.