Lajmet e fundit

Shumica e dhjetë vjeçarëve e kalojnë kohën e tyre të lirë duke shikuar filmat e superheronjëve ose duke luajtur me video lojëra.
Por jo edhe Xavier Elliott.
Ai e kalon kohën e tij të lirë në makinën qepëse të nënës së tij, duke qepur rrobat për të pastrehët.
Kur i ati i tij u kthye në Arizona nga shërbimi ushtarak në Irak, ai u diagnostifikua me stresin post-traumatik. Sikur kjo të mos mjaftonte, Xavier dhe familja e tij e kaluan kohën në gjashtë strehimore të ndryshme të të pastrehëve.
Derisa dhjetë vjeçari dhe familja e tij tani e kanë një shtëpi të qëndrueshme, Xavier nuk i ka harruar ato ditë që i ka lënë prapa dhe i harxhon paratë e xhepit duke blerë materiale, pulla dhe patentë, që të mund të bëjë rroba për të pastrehët.
“Mendoj se ideja i erdhi nga ajo nëpër të cilën kemi kaluar dhe tani dëshiron që të bëjë ndryshime për njerëzit e tjerë”, tha nëna e tij Stephanie për Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij mediumi, Xavier mësoi të qepë pasi e vështronte nënën e tij duke punuar.
Rrobat që ai i krijon po i dërgohen të pastrehëve lokalë dhe disa organizatave humanitare.