Një 10 vjeçar mësoi për herë të parë se kishte kancer nga një i panjohur i cili e ndaloi atë në rrugë dhe e komplimentoi se ishte trim.
Prindërit e David Lally, Chris dhe Kelly, e dërguan atë për analiza në spital pasi filloi të ndihej i sëmurë dhe vuante nga dhimbje koke dhe ‘dridhje në syrin e djathtë’.
Ai u diagnostikua me tre tumore të mëdha të trurit dhe disa më të vegjël në dhjetor, por prindërit e tij nuk donin ta trembnin duke i treguar.
Ata thjesht thanë se ai kishte "gunga të vogla", por pasi një kalimtar i tha atij se "po bën mirë duke luftuar me kancerin", ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i tregonin.
David, nga Wallasey, The Wirral, Merseyside, që atëherë i është nënshtruar kimioterapisë dhe tani ka shenjë në kokën e tij, për të cilën prindërit e tij thonë se ai është ‘i turpëruar’, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.