Në një video e cila është bërë virale së fundmi shihet një djalë i cili u ballafaqua me një grua të panjohur.
Një djalë 10-vjeçar, Sammy Green ishte duke ecur në shtëpi pas shkollës në Pottstown kur një grua filloi ta ndiqte, transmeton klankosova.tv.
Sammy nuk e njihte gruan, por ajo këmbënguli se njihte familjen e fëmijës dhe tha se ai duhej të shkonte me të.
Sammy e dinte se diçka nuk shkonte dhe vendosi të kërkonte ndihmë në një dyqan afër. Në kamerat e dyqanit shihet duke shkuar direkt te arkëtarja.
“Bëhu sikur je nëna ime, kjo zonjë po më ndjek” i kishte thënë djaloshi arkëtares.
Në video, arkëtarja ndërhynë mes djaloshit dhe gruas të panjohur, duke e bërë atë të largohet, transmeton klankosova.tv.
Policia tashmë ka rënë në gjurmët e gruas, e cila është referuar për ndihmë të shëndetit mendor.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.