Lajmet e fundit

Rangimet e vitit 2015 nga specialistët e arsimit të QS, tashmë janë publikuar, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Në mesin e tyre ka një konkurrencë të fortë dhe cilësia e arsimit që ofrojnë këto universitete është shumë e lartë.
Kriteret e rangimit janë vendosur në bazë të reputacionit akademik, reputacionit të punonjësve, publikimet akademike dhe numrin e citimeve që marrin.
Universiteti i Glasgow në Skotlandë
Universiteti Durham në Angli
Universiteti i Amsterdamit
Ecole Polytechnique, njëri ndër universitetet më të mira në Francë - të studiosh në këtë universitet përfshihet edhe kryerja e 1 viti shërbim ushtarak
Universiteti i Bristolit në Angli
London School of Economics - 12 persona nga personeli dhe ish-studentë janë shpërblyer me çmimin Nobel për ekonomi
Universiteti i Manchesterit
Universiteti College në Londër është i treti më i miri në Angli. Edhe Mahatma Gandhi ka studiuar në këtë universitet