Nëna juaj i urren rrobat tuaja. Sinqerisht, duhet të shqetësoheni nëse ajo nuk i urren ato.
Mund të shikoni një veshje dhe të mendoni për të paktën 3 kombinime njëkohësisht. Përndryshe, nuk keni pse ta blini.
I dashuri ju thotë se nuk e kupton ç’keni veshur. Buzëqeshni, pasi kjo do të thotë që veshja juaj nuk është e ngjitur pas trupit dhe e zezë.
Mund të shkoni në dyqanin më të keq dhe të gjeni të vetmen veshje të bukur në të.
Nuk vishni çdo gjë që është në modë, sepse e dini çfarë është ose nuk është në stilin tuaj.
Nëse bëni një ndryshim, për shembull flokët, te ju duket shumë bukur.
Njerëzit vazhdimisht duan të dinë ku i blini veshjet. Surpriza qëndron te markat jo shumë të njohura, pasi ata mendojnë se veshjet tuaja kushtojnë shumë.
Kur ndihmoni miqtë tuaj të zgjedhin veshjet e duhura për të dalë, ata duken gjithnjë mahnitshëm. Më pas ju pyesin nëse mund t’i ndihmoni çdo ditë dhe ju duket e çuditshme, pasi kuptoni se nuk po bëjnë shaka.
Më mirë të duroni dhimbjen, sesa të dilni me një veshje të shëmtuar. Siç thotë edhe Carrie Bradshaw, "Këto këpucë po më vrasin, por unë i dua".
Miqtë ju dërgojnë foto nga dhomat e zhveshjes, për të parë nëse ju pëlqejnë zgjedhjet e tyre. Më pas ata vështrojnë fotot, duke pritur me padurim përgjigjen tuaj/living.al
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.