Lajmet e fundit

Kur foli për disa nga kohët e tij të preferuara me fëmijët e tij, David Beckham tha, "Koha kalon vërtet shpejt. Një minutë i mbani në spital për herë të parë, dhe pastaj minutën tjetër ata po ngasin makinën e tyre. Por kjo është gjëja më e veçantë, nuk do të ndryshoja kurrë asgjë".
Andi Cohen
Andy Cohen mirëpriti djalin e tij, Benjamin, përmes nënës surrogate në shkurt të viti 2019. Duke folur për filozofinë e tij të prindërimit, ai tha, "Unë dua të eci me rrjedhën dhe të mos stresohem".
LeBron James
Ylli i basketbollit, Le Bron James, e konsideron veten njeri familjar. Ai ka 3 fëmijë, dhe kur vjen puna te prindërimi, udhëzuesi i vetëm i James ka qenë nëna e tij, Gloria Marie James. Ai thotë, "E vërteta është se gjithçka që kam mësuar për të qenë prind ... e kam mësuar nga nëna ime".
Dwayne "The Rock" Johnson
Dwayne Johnson ndan një lidhje të adhurueshme me fëmijët e tij, e cila është mjaft e dukshme në llogaritë e tij në mediat sociale. Ndërsa flet për bisedën babë-bijë në postimin e tij, ai gjithashtu këshillon prindërit që të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre, pavarësisht orareve të ngarkuara.
Serena Williams
Serena Williams flet për të qenit e prekshme kundrejt të qenit e fortë në një intervistë, duke thënë: “Si atlet, nuk mund të jesh e prekshme. Duhet të jesh e fortë, por si nënë je plotësisht e prekshme nga gjithçka. Dhe kjo është ajo që e bën situatën të frikshme”. Por të arrish të ecësh tutje dhe duke buzëqeshur sikur asgjë nuk ka ndodhur, e frymëzon atë të shkëlqejë si atlete dhe nënë.
Chris Hemsworth
Kur flet për prindërimin, aktori australian thotë: "Unë mendoj se [prindërimi] e nxjerr fëmijën tek të gjithë ne. Ju kujton magjepsjen që keni pasur me gjërat dhe se si mund të kaloni orë të tëra vetëm duke qenë me dikë. Është e mrekullueshme".
Khloe Kardashian
Khloe Kardashian ka disa këshilla të fuqishme prindërore për vajzën e saj të vogël: “Dua që ajo të ekspozohet ndaj sa më shumë përfshirjeve, por shumëllojshmërisë. Unë nuk dua që ajo të jetojë në një flluskë, sepse ne e kemi këtë jetë shumë të privilegjuar dhe dua që ajo të dijë të gjitha llojet e jetesës dhe të jetë shumë e vetëdijshme për këtë".
Christina Aguilera
Christiana Aguilera si nënë e Max dhe Summer: “Ata të dy janë gëzimi i jetës sime. Betohem nëse nuk do ta kisha quajtur Summer (Verë) do ta quaja Joy (Gëzim) sepse ajo thjesht ndriçon një dhomë dhe sjellë shkëlqim dhe lumturi".
Emma Roberts
Mëmësia nuk ka të bëjë me përsosmërinë gjatë gjithë kohës. Emma Roberts e përsëriti këtë në një intervistë, kur tha: "Nuk është diçka që gjithmonë do të ndiheni sikur jeni duke u bërë mirë, por do të përmirësoheni çdo ditë. Kur jeni në dyshim, thjesht duajeni fëmijën dhe veten tuaj".
Enrique Iglesias
Enrique Iglesias, këngëtari i famshëm spanjoll, është një baba krenar i 3 fëmijëve. Ai mezi pret t’i shohë fëmijët e tij të lulëzojnë në të ardhmen, duke thënë: "Mund t'ju them sinqerisht se nëse do më duhej të zgjidhja, patjetër do isha për sportin", tha ai. "Po, do të thosha po, vetëm sepse i dua sportet. Unë e dua golfin, e dua tenisin dhe nuk do të më vinte keq të shihja një nga vajzat e mia të vogla duke luajtur tenis ”.