10 pacientë të prekur me COVID-19 në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me koronavirus.
"72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)".
Njoftimi i plotë:
72 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
223 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,168
analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.