Lajmet e fundit

Pirateria informatike është arti i zgjidhjes së problemeve të përbashkëta në mënyrë efikase, duke shtruar 10 mënyra të shpejta dhe të thjeshta të jetës, në të cilën çdo njeri përballët në përditshmëri.
Për cilindo që dëshiron komoditetin e të paturit makinë pjatalarësë në dorë, pa shpenzime, ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta krijuar duke përdorur artikujt e përditshëm të kuzhinës.
Kjo mund të arrihet duke kombinuar një filxhan me sodë-larëse rrobash, një filxhan sodë buke, një gjysmë filxhan kripë, dhe një gjysmë gotë më lëng limoni duke i përzier së bashku në një tas. Më pas do ta marrim dhe do ta vendosim në një tabaka me forma kubike akulli, dhe i vendosim në akull. Më pas i nxjerrim dhe i vendosim në një kavanoz të mbyllur me kapak.
Pastroni yndyrën dhe papastëritë e tapetit.
Yndyrat janë njollat më të vështira për tu hequr. Merrni një enë, shtoni niseshte misri dhe hidheni tek vendet me yndyrë duke e lënë 15 deri në 20 minuta.
Niseshtja e misrit do të thithë yndyrën në qilim. Gjithçka që duhet të bëni është të hiqni niseshten e misrit dhe tapeti do të jetë i pastër.
Organizoni kabllot e energjisë.
Të gjithë që nuk durojnë dot kabllot rreth shtëpisë, do ta duan këtë mënyrë të pakushtueshme për ti organizuar.
Në fillim, shkoni tek grumbulli i kabllove dhe ndani kabujt sipas përdorimit, dhe më pas merrni letra higjenike. Mbështillni secilën dhe etiketojini me shënues. Në vetëm disa hapa të lehtë, ju do ti thoni lamtumirë shqyerjes së kabullit nga sirtari apo send të tjera.
Regulloni kokën e dushit
Herën tjetër kur koka e dushit do të prishet, mos harxhoni para. Merrni një palë doreza gome, pritini në copa të vogla, merri një copë dhe mbështillini rreth tubit aty ku ndodh rrjedhja, shkruan tvklan. Vidhosni kokën e dushit me pjesën tjetër dhe rrjedhja përfundimisht do të ndalojë.
Vritini mizat
Kjo është metoda e natyrshme dhe e shpejtë për të zhdukur insektet nga shtëpia.
Mixoni dy lugë sheqer, dy lugë shurup dhe dy lugë mjaltë në tas. Ngrohini në një mikrovalë për 45 sekonda. Prisni disa shirita letre, hidhini përbërjen dhe vendosini letrat në vendet ku mblidhen më shumë insekte.
Pastroni objektet e qelqit
Gjithmonë është luftë të pastrosh qelqin, syzet apo vazot, të cilat kanë forma të papërshtatshme për tu pastruar. Kjo është zgjidhja. Mbushni një enë me ujë dhe shtojini tableta me minerale. Lerëni për disa minuta dhe filloni të pastroni me një copë. Rezultatet do të jenë fantastike.
Pastroni tenxheret
Kjo metodë e re familjarë dëshmon se nuk keni nevojë ti pastroni tenxheret me metoda të vështira. Vendosni tenxheren në furrë, mbuloni pjesën e poshtme me uthull. Lëreni të vlojë. Para se ta lini të ftohet shtoni sodë buke e cila do ti japi patrim dhe shkelqim si të jetë tenxhere e re.
Rrihini vezët duke përdorur tundës kokteji.
Thjesht hidhini vezët në një tundës që shërben për koktej, shtoni pak qumësht, kripë dhe piper dhe shkundeni gjatë përzierjes.
Largoni aromën e keqe të Frigoriferit.
Temperaturat e larta dhe ushqimet me bollën bëjnë që frigoriferi të lëshojë një aromë jo të pëlqyeshme. Megjithatë, pasi të përgatisni kafen merrni një letër dhe vendoseni në katin më të lartë të frigoriferit. Pas gjysmë ore ju do të vini re se aroma do të jetë zhdukur.
Mbajtësja e pecetave. Mjafton një shishe sprej dhe një qyp . Dekoroni qypin sipas dëshirës. Merrni pecetat, shtrydhini dhe futini direkt në qyp dhe tërhiqni njërën për të mbajtur në linjë të tjerat që do të tërhqen me kalimin e ditëve.