Lajmet e fundit

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, mësuesja Kosovare Shala Selmani nga Shkolla Fillore “Smajl Hajdari” në Pejë ka organizuar diçka shumë të veçantë me nxënësit e saj.
Në parkun e madh të qytetit ajo i ka dërguar nxënësit së bashku me pikturat e punuara nga ta, si dhe secili prej tyre para kamerës e ka thënë nga një fjali të shkurtër sa i përket shkollimit dhe vlerës që ky proces ka në jetën e gjithsecilit.
“Këtë projekt e kam bërë me dëshirë, meqë këta fëmijë janë gjenerata e parë që e përfundova nga klasa 1-5 dhe kam dashur që kjo t’u mbetet kujtim”, deklaroi mësuesja Kosovare për klankosova.tv.
Ajo po ashtu tregoi se për këtë projekt ishte ndihmuar nga pak edhe prej prindërve të këtyre nxënësve, por që në përgjithësi idenë e realizo me mundësitë që i kishte.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2000523106659540/