02.07.2020 · përditësuar para 2196 dite1 min lexim
1.500 artistë britanikë me në krye Paul McCartney-n dhe Dua Lipën janë bërë bashkë që t’i bëjnë thirrje qeverisë britanike ta ndalë dëmin që po i bëhet muzikës së gjallë.
Ata e kanë nënshkruar një letër të hapur ndaj qeverisë në kuadër të kampanjës #LetTheMusicPlay, duke kërkuar masa të menjëhershme që të ndalohet dëmi katastrofal që po i bëhet industrisë së muzikës në izolimin e koronavirusit.
Me këtë veprim ata kanë dashur që t’ia bëjnë me dije këtij institucioni rëndësinë jetike të industrisë së muzikës LIVE të Mbretërisë së Bashkuar, dhe se ata nuk duhet ta injorojnë këtë industri duke mos i dhënë përkrahje financiare.
Mes emrave të tjerë të nënshkruar janë edhe Radiohead, The Cure, Rita Ora, PJ Harvey Dizzee Rascal, Primal Scream, The Rolling Stones dhe Coldplay.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.