Një shpërthim masiv ka ndodhur në Urën e Kerch në Krime, urë kjo që lidh Kransondarin me Krimenë.
Raportohet se sulmi në këtë urë u bë nga Ukraina, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
E Sekretari ukrainas i Mbrotjes, Oleksiy Danilov postoi në Twitter pamje të kësaj ure, të cilës ia ka bashkangjitur edhe artisten Marilyn Monroe duke kënduar "Gëzuar Ditëlindjen zoti President".
E ky reagim erdhi pasi dje presidenti rus, Vladimir Putin festoi ditëlindjen e 70-të.