Lajmet e fundit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka organizuar hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe kjo u bë nga ana e gazetarëve të pranishëm dhe në mënyrë transparente është zgjedhur vetëm një numër.
Tre – ishte numri i zgjedhur dhe në këtë mënyrë duke filluar nga ky numër, çdo personi të pestë zyrtar do t’i bëhet kontrolli i plotë i pasurisë. Fillon nga Shqipe Kryeziu, këshilltare komunale në Komunën e Rahovecit dhe përfundon tek numri 4748, Sokol Havolli, këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka deklaruar se Ligji mbi Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë pritet të procedohen shumë shpejt në Qeveri dhe më pas të kalojnë në Kuvend.
Ai po ashtu shtoi se lista e deklarimeve të pasurisë së vitit 2018 është dashur të bëhet nga 4748 persona zyrtarë publikë.