Lajmet e fundit

Një delegacion rus po viziton Korenë e Veriut, tha media shtetërore e Penjanit të mërkurën, ndërsa rritja e bashkëpunimit midis të dyve shqetëson Uashingtonin dhe Seulin.
Vizita vjen rreth një javë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se lidhjet midis Penjanit dhe Moskës ishin "në rritje dhe të rrezikshme" përpara se t'i kërkonte Pekinit, aleatit kryesor të Koresë së Veriut - të frenonte vendin e armatosur bërthamor.
Delegacioni i kryesuar nga ministri rus i Burimeve Natyrore Alexander Kozlov, mbërriti në kryeqytetin e Koresë së Veriut të martën për të diskutuar "bashkëpunimin në fushat e tregtisë, ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë", sipas agjencisë zyrtare KCNA.
Një pritje u mbajt në hotelin Koryo në Phenian të martën, gjatë së cilës pjesëmarrësit ranë dakord për "rigjallërimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe për t'i çuar ato në një fazë më të lartë", detajoi KCNA.