Lajmet e fundit

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se objektet mjekësore në Khan Younis në jug të Gazës janë goditur sot gjatë sulmit izraelit.
Ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza tha se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në ofensivën e fundit në perëndim të Khan Younis, ku ndodhen objektet mjekësore duke përfshirë Kompleksin Mjekësor Nasser, Spitalin Al Amal dhe selinë e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestine, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Situata këtu është krejtësisht katastrofike. Nuk fjetëm natën e kaluar. Spitali është tërësisht i rrethuar”, tha Ahmad Al Moghrabi, një mjek në Kompleksin Mjekësor Nasser.
“Nuk kemi asnjë mënyrë për të shpëtuar nga spitali dhe asnjë mënyrë për evakuim. Trupat janë rreth e qark dhe rrugët e vetme për evakuim janë të mbushura me trupa të pajetë”, u shpreh tutje ai.