Sot gjatë ditës është dëmtuar njëri nga autobusët e shumë përfolur të kryeqytetit. Akoma nuk dihet për shkaqet e këtij incidenti, por të menjëhershme kanë qenë reagimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke iu referuar këtij dëmtimi ka thënë se “Kot e kanë! Prishtina po bëhet”.
Rreth kësaj çështje disa fjalë në profilin e tij në Facebook, i ka thënë edhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Dëmtimin e këtij autobusi e kanë kritikuar edhe deputetët Fisnik Ismaili e Puhie Demaku.
Ndërsa ndër të parët që reagoi rreth dëmtimit të këtij autobusi, ishte Erzen Vraniq, zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje.
Duket se saga e autobusëve të Prishtinës do të vazhdojë, pasi fillimisht komuna e Prishtinës e akuzonte Qeverinë se po e bllokonin procesin e blerjes së autobusëve për inate politike.
Më pas disa nga autobusët e parë erdhën në fund të dhjetorit, por ata u deshtë që për rreth 2 muaj të mos lëshohen në qarkullim për shkaqe procedurale.
Kur autobusët u lëshuan në qarkullim dje në përvjetorin e nëntë të Pavarësisë, u raportua se një autobus pati defekte qysh në ditën e parë të punës.
http://klankosova.tv/prishet-autobusi-i-ri-urban-i-kryeqytetit-foto/
Ndonëse Ahmeti e kundërshtoi këtë fakt.
Deri sot, kur edhe është thyer xhami i njërit nga këta autobusë.
klankosova.tv