Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirumar për Klan Kosovën këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.
Zgjedhjet në komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor.
Këto zgjedhje mbahen pasi kryetari i deritashëm i kësaj komune, Nexhat Demaku, dha dorëheqje për shkak të konfirmimit të dënimit prej tri vjetëve në rastin "Drenica II".