Lajmet e fundit
Uji për pije nga Liqeni i Badovict nuk është i helmuar njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Uji i Liqenit të Badovcit nuk është i helmuar njoftohet në komunikatën për media të IKSHPK, transmeton Klan Kosova.
Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit të Liqenit të Badovcit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit.
Mostrat janë analizuar në laboratoret e IKSHPK.
Në të gjitha mostrat janë testuar parametrat bazik kimik dhe 19 metale dhe që të gjitha rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloren për cilësinë e ujit për pije.
Gjithashtu parametri fizik, turbullira dhe pëçueshmëria rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, njoftohet në komunikatën për media të IKSHPK.