Lajmet e fundit

John Terry i është bashkuar Aston Villës si transfer i lirë, dhe lajmin e ka konfirmuar, pronari i këtij klubi, Dr. Tony Xia përmes rrjetit social Twitter.
Ish-mbrojtësi i Chelseas, u largua pas 21 vjetësh tek kampioni aktual anglez.
Sidoqoftë, Terry do të luajë në një ligë më poshtë, pasi që Aston Villa tashmë është pjesë e Championship.