Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit ka konfirmuar për kthimin në rigjykim të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.
Apeli në një njoftim për media thekson se vendimi i kolegjit të kësaj gjykate erdhi pas pranimit të ankesave të parashtruara nga avokatet mbrojtës në çështjen ndaj të parit të Prizrenit dhe të pandehurve të tjerë të këtij rasti, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren.
Kjo gjykatë poashtu gjen se aktgjykimi në fjalë përmban shkelje esenciale të nenit 384, paragrafi 1.12 lidhur me nenin 370 paragrafi 6,7 dhe 8 të Kodit të Procedurës Penale të osovës, prandaj si i tillë është i paqëndrueshëm ligjërisht dhe është dashur të anulohet.