Lajmet e fundit

Nuredin Orelessi te Skënderbeu. Tani është zyrtare. Kampionët e Shqipërisë bëjnë goditjen e madhe të cilën e komunikuan në faqen e tyre zyrtare ku bën të ditur se me mesfushorin është firmos një kontratë dy vjecare. Gjithashtu Skënderbeu mohon zërat e merkatos se Orelesi ishte në udhëkryq mes Flamurtarit dhe klubit korcar duke saktësuar se oferta në drejtim të nigerianit është bërë jo më larg se të martën, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës 26 vjecari ka pranuar të rikthehet te Skënderbeu. Nuredin Orelessi përbën në këtë mënyrë një përforcim të ndieshëm në organikën në dispozicion të Josës si një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar ku i ka treguar më së miri vlerat e tij. Nigeriani zbarkoi në Kategorinë Superiore në gushtin e 2010 duke u bërë pjesë e Dinamos. Pas një sezoni me blutë e kryeqytetit Nurelesi u transferua te Skënderbeu ku fitoi 3 tituj kampion, për tu larguar një vit e gjysmë më parë në kampionatin ukrainas te Metalurg Zaporizhia. Tanimë futbollisti nga Lagosi i Nigerisë rikthehet në Korcë si një vlerë e shtuar për kampionët në misionin për mbrojtjen e titullit. Orelessi është afrimi i 5-të te Skënderbeu në këtë sesion merkatoje pas përforcimeve me Renatinhon, Valmir Nafiun, Sebino Plakun dhe Valdrin Rashicen./supersport.al