Llapi dhe Vushtrria do të përballen mes vete në ndeshjen e barazhit.
Kjo lojë zhvillohet të shtunën më 31 maj me fillim nga ora 16:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Ndeshja do të jetë jetike për dyja skuadrat pasi që ato kërkojnë që vitin e ardhshëm të luajnë në Superligë.
Vushtrria gjatë së shtunës fitoi ndaj Lirisë në barazhin e Ligës së Parë, pasi paraprakisht dy skuadrat kishin përfunduar në vendin e dytë në grupet përkatëse në divizionin e dytë të futbollit kosovar.
Ndeshja e luajtur në Klinë përfundoi 3:1 në të mirë të vushtrriasve, që tashmë fati i ka vënë përballë Llapit, i cili përfundoi në vendin e tetë në Superligën e Kosovës, vend të cilin e siguroi vetëm në javën e fundit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.