Lajmet e fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e tetë zgjedhor, pas të shtatit të mbajtur në 7 nëntor 2010, në të cilin kryetari i atëhershëm i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, fitoi garën me kryetarin e partisë, Fatmir Sejdiun.

Në Kuvend pritet të zgjidhet Kryesia dhe kryetari i partisë.
Ende nuk dihet nëse ish kryetari Sejdiu do të jetë kandidat për kryetar por kryeministri aktual Isa Mustafa si dhe deputetja më e votuar në zgjedhjet parlamentare Vjosa Osmani, kanë paralajmëruar kandidimin për garën për kryetar të LDK-së.