Lajmet e fundit

Tashmë është zyrtare: Gerard Deulofeu është lojtar i ri i Milanit.
Spanjolli është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i kuqezinjve, pasi klubi italian ka njoftuar nënshkrimin me të në formë huazimi deri në qershor 2017.
Lojtari zbarkoi në Milano të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, para se të nënshkruante kontratën e re me Milanin, raporton Albeu.
Kuqezinjtë shpresojnë që ta kenë në dispozicion për ndeshjen e Kupës kundër Juventusit. Kujtojmë që kuqezinjtë e zyrtarizuan disa ditë më parë talentin, por më pas erdhi përgënjeshtrimi nga Evertoni dhe Milani e fshiu postimin në Twitter.