Lajmet e fundit

Malisheva ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin Esmin Liçina.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Malisheva me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Esmini është transferuar nga FK Makedonija e Maqedonisë së Veriut ku është zhvilluar si futbollist dhe ku ka qenë përfaqësues i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut me U21”, thuhet në njoftim.
“Njëra nga transferimet më të rëndësishme, duke e forcuar edhe më shumë vijën e mbrojtjes. Esmini dallohet për qëndrueshmëri, udhëheqje dhe aftësi në ajër”.
“Pas një karriere plotë suksese në Kampionatin Maqedon, ai tash dëshiron që të përjetojë ngritje në karrierë edhe me ekipin tonë”.
“Esminit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në synimin tonë të përbashkët”.