Lajmet e fundit

Interi ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me lojtarin Christian Eriksen.
“Interi mund të konfirmojë se është arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e Christian Eriksenit me pëlqim reciprok. Klubi dhe e gjithë familja nerazzurri i uron Christianit të gjitha të mirat për të ardhmen e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare nga klubi.
“Edhe pse Interi dhe Christian tani po ndahen, lidhja nuk do të prishet kurrë. Kohët e mira, golat, fitoret, festimet me tifozë – e gjithë kjo do të mbetet përgjithmonë në historinë e nerazzurrëve”.
Erikseni nënshkroi me Interin në janar 2020, duke përfunduar një lëvizje prej 20 milionë eurosh nga Tottenhami.
Ai luajti 60 ndeshje me kampionët e Serie A, duke shënuar gjashtë gola, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
29-vjeçari pësoi një atak në zemër në Euro 2020 në qershor. Atij iu dha ndihma për të shpëtuar jetën në fushë dhe iu implantua një iniciator në zemër disa ditë më vonë.
Danezit nuk i lejohet të luajë ose të stërvitet në Serie A me një pajisje të tillë, pasi çdo kontakt ose goditje mund ta dëmtojë atë.