06.10.2017 · përditësuar para 3221 dite1 min lexim
Bayern Munich ka njoftuar se pasuesi i Carlo Ancelottit në Allianz Arena do të jetë ish-trajneri, gjermani Jupp Heynckes, njofton Klan Kosova.
Pas shkarkimit të Ancelottit flitej shumë se një nga mundësitë me reale ishte Willy Sagnol, por Bayern deshi të udhëhiqet nga një trajner me më eksperiencë në këto kohë të vështira për klubin.
Prandaj ata kanë zgjedhur që përsëri në krye ta kenë një trajner si Heynckes, me të cilin jo shumë kohë më parë patën fituar gjithçka që fitohet në futbollin për klube.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.