Futbollisti kosovar Elbasan Rashani është prezantuar sot si përforcimi më i ri i Melbourne City në A-League.
32-vjeçari, me një karrierë të pasur në Norvegji, Danimarkë, Turqi, Francë dhe Spanjë, vjen pas një sezoni të suksesshëm me Elche-n, ku kontribuoi në rikthimin e ekipit në La Liga.
Rashani shprehu entuziazëm për aventurën e re: “Melbourne City është një klub me ambicie të mëdha dhe mezi pres të jap maksimumin tim.
” Kampioni aktual australian e sheh Rashanin si një shtesë me përvojë dhe cilësi që do të ndihmojë skuadrën në garat vendore dhe në AFC Champions League Elite.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.