Lajmet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se aktivisti i shoqërisë civile, Driton Selmanaj i është bashkuar kësaj partie.
Pos tij, në LDK kanë aderuar edhe dy aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, Dardan Velija dhe Visar K. Berisha.
"LDK mirëpret angazhimin e tyre dhe beson fuqishëm drejt fitores së pakontestueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare", thuhet mes tjerash në një njoftim të kësaj partie.