Lajmet e fundit

Klubi turk Manisa ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin kosovar, David Domgjonin.
Domgjoni pas nënshkrimit të kontratës, është shprehur i kënaqur, derisa tregoi edhe synimet që ka këtë sezon, njofton Klankosova.tv.
“Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”, theksoi Domgjoni.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin që garon në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Ndryshe, Domgjoni me Dardanët ka zhvilluar dy paraqitje deri më tani.