Lajmet e fundit

Wolves ka konfirmuar nënshkrimin e Matheus Cunha nga Atletico Madrid, duke u bërë transferimi i parë i trajnerit të ri Julen Lopetegui.
Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar si huazim në një marrëveshje e cila automatikisht do të bëhet e përhershme deri në vitin 2027, nëse klauzola të caktuara përmbushen, transmeton Klankosova.tv.
Cunha më parë impresionoi me RB Leipzig dhe Hertha Berlin përpara se të transferohej te Atletico në vitin 2021.
Megjithatë, pas një sezoni debutues premtues në të cilin ai shënoi gjashtë gola në La Liga, 23-vjeçari u largua nga Diego Simeone, duke startuar vetëm dy ndeshjet e ligës në 2022/23.
Ai tha se është i emocionuar për këtë transferim në Premier League.
“Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e këtij grupi dhe që jam pjesë e këtij klubi – është një klub i madh”.
“Jam i emocionuar për të luajtur në Premier League, për të luajtur në Wolverhampton dhe mendoj se pika më e rëndësishme është se jam i lumtur si një fëmijë”.
“Unë e njoh atë [Lopeteguin] pasi kemi luajtur kundër njëri-tjetrit tre ose katër herë, dhe ai është një trajner i madh, ai ka një mentalitet të madh”. /Klankosova.tv.
Cunha, është transferuar te Wolfes, me obligim blerje prej 50 milionë euro.