Lajmet e fundit

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk do të jetë më lojtar i Atalantës për sezonin që po “troket”. Ai ka nënshkruar zyrtarisht për skuadrën e SPAL që militon po në “Serinë A” italiane.
Portieri kuqezi ka kaluar te SPAL në formën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Një tjetër eksperience e re kjo për portierin nga Kosova, i cili në takimet e fundit me bergamaskët kishte qëndruar më shumë në stol.
Berisha luan në elitën e futbollit italian që në vitin 2013, kohë kur u transferua te Lazio, ndërkaq me Kombëtaren shqiptare numëron 56 prezenca./noa