Lajmet e fundit

Klubi i futbollit, Malisheva e ka nisur furishëm afatin kalimtar të janarit.
Malisheva gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e tretë, Behar Maliqin.
“Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pasë parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Malisheva gjatë ditëve të kaluara ka nënshkruar edhe me dy mbrojtësit, Labinot Ibrahimin dhe Fidan Gërbeshin.
Maliqi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit./Klankosova.tv/