Lajmet e fundit
Tifozi që ngriti dronin me mbishkrimin Autochtonus në Beograd, gjatë përballjes Serbi – Shqipëri është arrestuar në Tiranë.

Polcia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës Ismail Morinën, të njohur ndryshe edhe si “Ballist” Morina, njeriun që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri të vitit të kaluar, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se “gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover, me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, është gjetur një armë zjarri pa leje”. Arma është një pistoletë.
Ismail Morina është arrestuar bashkë me 3 shtetas të tjerë, Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues në Tiranë, Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.